Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme

18 October 2026, 16:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme

Pas ndërhyrjes së policisë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një protestuese është gjetur pa ndjenja pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga burimet bëhet e ditur se bëhet fjalë për një grua, e cila është e shtrirë në tokë. Në zonë ka mbërritur protestues të tjerë dhe një ambulancë me mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Gruaja është përmendur më pas, ndërsa dikush e ka marrë në krah për ta çuar në ambulancë.


Video