
Një trup i pajetë është gjetur në lumin Lana, rreth orës 12:56. Sipas njoftimi të policisë, viktima është i moshës rreth 60 vjeç.
“Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas uniformave blu, dyshohet se personi në gjendje të dehur është zhveshur dhe është hedhur në Lanë ku ka humbur më pas jetë.
“Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”, njofton policia.
Në lidhje me këtë ngjarje, grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.