
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në Spitalin e Traumës, për momentin janë paraqitur vetëm tre persona: Një punonjës policie, një gazetare dhe një 15-vjeçar.
Ajo ndërkohë mohon lajmin se në protestë ka humbur jetën një i mitur.
Njoftimi
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur:
- Një efektiv policie
- Një minoren (15 vjeç)
- Një përfaqësuese e medias,
Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.
Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË.
U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik.