
Aleksandër Dugini, ideologu rus dhe mbështetësi i presidentit Vladimir Putin, ka reaguar në rrjetin social X, ku ka dalë në krah të protestave në Shqipëri.
Dugini, i cilësuar gjerësisht si ideologu i presidentit rus Vladimir Putin, shkroi në një reagim në X se, “shqiptarët po tregojnë se kush janë.”
“Tani shqiptarët po i shfaqin ngjyrat e tyre. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufist dhe mistik.
Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Popull shumë interesant dhe trim. Ata po zgjohen tani” – shkroi ai në X.
Reagimi vjen në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta të dhunshme gjatë ditëve të fundit.
Now Albanians show the colours. This nation was build by Orthodox Christians (Orthodox priest Fan Noli) and their Islam is Sufi and mystical. They are indoeuropeans by the way. Very interesting and brave people. They are awakening now.
— Alexander Dugin (@AGDugin) October 17, 2026