Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë temperaturat

7 October 2026, 07:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet gjatë ditës së mërkurë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash të larta kalimtare.

Sipas parashikimit, vranësirat do të shfaqen përgjatë relieveve kodrinore dhe malore, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, më të theksuara në zonat veriore. Në pjesën tjetër të territorit do të mbizotërojnë kthjellimet.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 15 m/s.

Në dete pritet valëzim i forcës 2-3 ballë.



Video