Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Protesta kundër qeverisë dhe klasës politike ka vijuar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, ku Shqipëria po përballet me San Marinon.
Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve kanë shpalosur në tribuna një baner me mesazhin “Rama në burg, Berisha në burg!”, ndërsa nga shkallët e stadiumit janë dëgjuar edhe thirrje “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”.
Baneri ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë, ndërsa efektivët e policisë kanë ndërhyrë për ta hequr atë nga tribuna.