Flamur Noka ditën e martë organizoi një drekë me grupin parlamentar të PD, sipas raportimit në media.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e ftesës për drejtuesit e qarqeve kryesore dhe deputetëve më me zë në PD.
Prej kohësh flitet për mungesë dialogu dhe kordinim vendimarrje e Sekretarit të Përgjithshëm të PD me Luçiano Boçin, Luan Baçin, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Gjin Gjoni, Arjan Ndoi, Flamur Hoxha, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Kliti Hoti, Igli Cara dhe deputetë të tjerë ku 16 prej tyre nuk ishin të ftuar në drekën e Flamur Nokës.
Të paftuarit e Flamurit, mesa duket, kanë qënë të gjithë ata që janë flamurtarë të bashkimit sa më të madh të frontit opozitar në rrëzimin e Edi Ramës dhe ata deputetë të opozitës që kanë mbështetur fuqishëm protestat e studentëve dhe qytetarëve.
Në drekë mungonte edhe lideri Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Prej ditësh është artikuluar qëndrimi se ka qarqe brenda opozitës, që duan të përçajnë revoltën qytetare kundër Edi Ramës.
Ndërkohë që Berisha del ditën dhe deklaron që është i gatshëm për një bashkim të madh, të tjera qëndrime kurdisen natën nga Edi Rama dhe negociatorë që mbështeten tek raporti personal me Flamur Nokën.
Këtë e përforcon edhe fakti se Flamur Noka ishte zëri kryesor për të mos mbështetur protestën e Zvërnecit/Falmingove si dhe të studentëve, menjëherë pasi kishte siguruar kontrollin e 80% të kryesisë së Partisë Demokratike.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016