
Vendi ynë pritet të përfshihet ditën e enjte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, kryesisht me intensitet të ulët. Situata paraqitet më e theksuar në zonën e veriperëndimit, ku priten reshje me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.
Edhe era do të jetë një tjetër element i rëndësishëm i motit. Ajo parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 25 m/s.
Ndërkohë, në det pritet të ketë valëzim me forcë 4-6 ballë/