U qëllua në sy nga Policia gjatë protestave, Erjon Vishkulli kryen me sukses operacionin e dytë

11 Nëntor 2026, 19:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U qëllua në sy nga Policia gjatë protestave, Erjon Vishkulli

Është kryer me sukses operacioni i dytë i Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos me plumb gome në sy në protestë.

Ka qenë vetë i riu ai që ka ndarë lajmin e mirë nga krevati i spitalit, ndërsa njofton se së shpejti do i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje që do të lidhet drejtpërdrejt me shikimin e tij.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon... Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim.

Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë!

Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë. Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua.”, shkruan Vishkulli.


Video