Mediu dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”: Privatizimi nisi me kërkesë të qeverisë socialiste

9 Nëntor 2026, 12:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediu dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”:
Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dëshmoi këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme, në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të bashkëpandehurve në dosjen “Partizani”.

Gjatë dëshmisë së tij, Mediu deklaroi se Sport Klub Partizani nuk kishte qenë pjesë e interesit të tij gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Ai theksoi se institucioni që drejtonte nuk kishte shpenzuar asnjë fond për klubin sportiv.

“Ministri është autoritet politik, nuk do çdo varësi. Ne ishim të angazhuar maksimalisht për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se ministria që ai drejtonte nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për Sport Klub Partizanin.

 Ish-ministri u ndal edhe te procesi i privatizimit të kompleksit sportiv, duke pretenduar se nisma për nisjen e procedurave ishte marrë nga qeveria paraardhëse.

 “Fillimi i procesit të privatizimit u bë me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë të qeverisë së PS-së”, u shpreh Mediu.


Video