Ky është momenti kur Robert Duka largohet i qetë me monopatinën e tij, pasi kishte grabitur 60 mijë euro nga banka në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Shihet momenti kur 50-vjeçari largohet me monopatinën e tij, ndërsa në kokë mban një kokore.
Autori i dyshuar i kësaj grabitjeje është vënë në pranga ditën e sotme, një javë pas ngjarjes.
Si ndodhi grabitja?
Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të datës 2 nëntor. Një person i maskuar dhe i veshur me rroba të errëta hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës, iu drejtua fillimisht punonjësit të sigurisë dhe më pas arkëtares.
Autori dyshohet se e kërcënoi arkëtaren duke i drejtuar armën dhe duke i kërkuar paratë. Pasi mori shumën e parave, ai u largua nga banka me një monopatinë elektrike, duke humbur gjurmët në rrugët e kryeqytetit.
Në momentin e ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.