Vox News siguron PAMJET/ Momenti kur grabitësi 50 - vjeçar shkon me monopatinë drejt "Raiffeisen Bank" te Komuna e Parisit (VIDEO)

9 November 2026, 09:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vox News siguron PAMJET/ Momenti kur grabitësi 50 - vjeçar shkon me

Vox News ka siguruar pamjet që tregojnë lëvizjet e autorit të dyshuar të grabitjes së filialit të “Raiffeisen Bank” në kompleksin “Kika 2”, në zonën e Komunës së Parisit, pak para se të kryente vjedhjen.

Pamjet tregojnë 50-vjeçarin Robert Duka, duke shkuar qetësisht me një monopatinë elektrike në kompleksin "Kika 2", aty ku ndodhet edhe shënjestra e tij, dega e Raiffeisen Bank. 

Sipas të dhënave të bëra publike, autori dyshohet se ka arritur të marrë rreth 60 mijë euro nga ambientet e bankës, ndërsa u largua vetëm për 3 minuta.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites, kur personi i armatosur hyri në filialin bankar, kërcënoi punonjësit dhe mori shumën e parave, për t'u larguar më pas me monopatinë elektrike.

Pas disa ditësh hetimesh, Policia e Tiranës arrestoi 50-vjeçarin Robert Duka, i cili dyshohet gjithashtu për përfshirje në një tjetër grabitje banke në të njëjtën zonë.

 


Video