Mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare (Rendi i ditës)

29 October 2026, 07:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare (Rendi i

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancën e parë plenare pas përplasjeve fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, që shoqëruan punimet e javës së kaluar.

Sipas rendit të ditës, seanca parashikon shqyrtimin e 12 projektligjeve, një akti normativ dhe tri projektvendimeve, krahas një interpelance me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.

Mes nismave kryesore është projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë e cilësuar votash. Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji për krijimin e Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet në legjislacionin për akcizat.

Gjatë seancës së kaluar pati tensione dhe përplasje. Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë 6 deputetë të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.

Grupi i PD bllokoi që në nisje të seancës foltoren dhe debatoi ashpër me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Pas tensioneve të fillimit, Peleshi vendosi kalimin e seancës direkt në votim të projekt ligjeve.


Video