Beogradi lëshon fletarrest kundër terroristit Milan Radoiçiçit

17 Nëntor 2026, 17:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Beogradi lëshon fletarrest kundër terroristit Milan

Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit deri në 30 ditë dhe lëshimin e fletarrestit për Milan Radoiçiçin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, është konfirmuar për televizionin N1 në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Vendimi për paraburgim dhe fletarresti janë marrë për shkak se Milan Radoiçiç, i cili është nën hetime për pjesëmarrje në sulmin e armatosur në fshatin Banjskë, nuk është paraqitur më 15 nëntor në stacionin policor.

Ditëve të fundit një ish-inspektor i Shërbimit Sekret Serb tha se Radoiçiç ka ikur në Rusi.


Video