Afera me spiunen e dyshuar kineze tronditi Nvidia-n, bordi nuk pranon rikthimin e Jensen Huang si CEO

17 Nëntor 2026, 09:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Afera me spiunen e dyshuar kineze tronditi Nvidia-n, bordi nuk pranon rikthimin

Bordi i Nvidias nuk po e shqyrton mundësinë e rikthimit t-ë Jensen Huang si Drejtor ekzekutiv, raporton Reuters, pavarësisht tentativës për rikthimin e tij disa ditë pasi afera me një spiune të dyshuar kineze e detyruan që të jepte dorëheqjen.

Më shumë se 180,200 njerëz kanë nënshkruar një peticion që kërkon rikthimin e Huang, Elon Musk gjithashtu ka shprehur mbështetjen e tij për këtë përpjekje dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se nuk do të kishte problem ta shihte Huang të rikthehej në detyrë si CEO.

Punonjësit i janë bashkuar thirrjes, edhe pse ekspertët dhe disa investitorë paralajmërojnë se rikthimi i tij përpara se të përfundojnë hetimet mund ta ekspozojë kompaninë ndaj rreziqeve të reja.

Pasiguria i ka ndarë investitorët mbi të ardhmen e Huang dhe e ka komplikuar kërkimin e bordit për një pasardhës. Aksionet e Nvidia u mbyllën me një rënie prej më shumë se 4% të hënën, një ditë para se prodhuesi i çipave të raportojë fitimet e tremujorit të tretë.

Që kur lajmi për marrëdhënien intime të Huang u bë publik, Nvidia ka humbur 800 miliardë dollarë në vlerë tregu dhe raporti çmim-fitim i aksioneve ka rënë në 11.54 nga 15.59, shumë nën mesataren prej 20.8 për Nasdaq Composite.


Video