Hashim Thaçi një ditë para vendimit të dytë të Hagës: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së

16 Nëntor 2026, 19:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hashim Thaçi një ditë para vendimit të dytë të

Ish-kryeministri i Kosovës, që është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Hagës, ka postuar një rrjetet sociale, një ditë para një tjetër vendimi që pritet të jepet për të në Hagë, këtë radhë për gjyqin ku ai akuzohet për frikësim të dëshmitarëve.

Thaçi, ndërsa ka postuar një foto me uniformën e UÇK-së, thotë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i Thaçit

”Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.

Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj.

Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo”

Shkurt, 2020

foto: Astrit Ibrahimi


Video