Video: Fansja i hedh reçipetat në skenë, shihni çfarë bën Maluma

15 March 2022, 08:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Fansja i hedh reçipetat në skenë, shihni
Maluma gjatë koncertit të djeshëm

Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, ka mbajtur dje koncert në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ai ka mahitur publikun me interpretimin e tij, shumica prej të cilëve përfshijnë këngë hite të tregut botëror.

Gjatë interpretimit, një fanse ka hedhur reçipetat e saj në drejtim të tij, në skenë.

Teksa po këndonte, këngëtari kolumbian ka parë reçipetat në skenë dhe i ka marrë ato, për t’i vendosur më pas si me shaka në shkopin e mikrofonit.

Me të bërë këtë gjest, publiku i pranishëm ka “shpërthyer” në ovacione, duke duartrokitur dhe qeshur me këtë ndodhi.

Vet Maluma ndërkohë publikoi disa imazhe në rrjetet sociale, duke treguar se është ndarë i kënaqur nga koncerti i mbajtur në kryeqytetin shqiptar.

(Video: Shihni sekonden 25)


Video