Beatrix poston foto me mikeshat e saj me një detaj thumbues për Donaldin dhe një tjetër që ngre pikëpyetje

13 March 2022, 20:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Beatrix poston foto me mikeshat e saj me një detaj thumbues për

Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë e pranishme në komentet e mediave rozë shqiptare, edhe pse “Big Brother VIP” ka disa javë që ka përfunduar. Një nga arsyet më të forta vjen nga fakti se vetëm disa ditë pas finales së madhe të “Big Brother Albania VIP”, Beatrix dhe Donald Veshaj i dhanë fund romancës që lindi brenda mureve të shtëpisë së famshme.

Beatrix poston foto me mikeshat e saj me një detaj thumbues për

Ndërkohë, së fundmi pasi nxori dhe këngën e saj “Faj”, dedikuar lidhjes që kishte me ish-finalistin, bukuroshja kosovare ka ndarë disa foto në platformën sociale Instagram, ku shfaqet së bashku me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj dhe mikeshat e saj.

Beatrix poston foto me mikeshat e saj me një detaj thumbues për

Bazuar në fotot e shpërndara, grupi i vajzave duket se janë duke u argëtuar në një klub, pavarësisht se nuk kanë zgjedhur të zbulojnë se ku ndodhen. Ndërkohë, fjalët që kanë shkruar afër fotove kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të kisha nevojë”, ka shkruar Beatrix.

Përshkrimi është komentuar si një ironi ndaj Donaldit, duke nënkuptuar se këngëtares nuk i intereson më për të. Nga ana tjetër, kjo nuk duket se mbështetet shumë, pasi një detaj tjetër iu kundërvu “thumbimit” të saj ndaj aktori.

Ajo ka postuar një video të një personi të veshur si Njeriu Merimangë. Dihet tashmë që Donaldi është një adhurues i këtij personazhi të trilluar.

Beatrix poston foto me mikeshat e saj me një detaj thumbues për

Madje, në festën që u organizua pas përfundimit të Big Brother, aktori u vesh si një i tillë.

Çfarë ka dashur të nënkuptojë tjetër këngëtarja?



Video