Rritja e çmimeve ka krijuar një dallgë reagimesh nga të gjithë qytetarët, ndërkohë që ka pasur edhe protesta. Por nga gjithë kjo situatë e krijuar ka nga ata edhe që e 'përdorin' për të bërë ndonjë këngë kështu si me urgjencë.
"Kanë mbetur njerëzit o mor të habitur se çdo mall tek ne o është rritur, asht rrit veza e asht rrit speci, është rrit domatja e kastraveci! Rriten çmimet e ka ra puna na ka ardh o shpirti te huna.
Është rrit hekri e është rrit druri, është rrit druni është rrit misri e është rrit gruni, janë bërë çmimet rrush e kumbull. Është rrit gjithçka e është zvogëlu Shqipëria", thuhet në tekstin e këngës së këngëtarit Perlat Sheqeri.
Kënga ka shkaktuar reagime, ilaritet dhe ironi edhe në rrjetet sociale.