Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Eva Murati është një ndër vajzat më simpatike të showbizit shqiptar dhe komentohet shpesh në median rozë. Deri më sot, atë e kemi njohur si prezantuese të programeve të ndryshme por edhe si aktore.
Së fundmi, ajo është shfaqur ndryshe, me një "profesion" të ri. Eva është prezantuese e "Maratonës Këngë Moj", teksa në mbrëmjen e Fierit, ajo ka kënduar një këngë edhe vetë. Siç mund ta shihni dhe ta dëgjoni në videon e mëposhtme, Eva këndon këngën e gajdexhiut.
Kujtojmë se edhe më herët Eva e ka lënë të hapur mundësinë që të bëjë një këngë të sajën në të ardhmen teksa ka treguar se ka kënduar deri në klasën e nëntë.