U bënë prindër/ Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Më vjen keq që jeta jote…

14 July 2025, 15:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U bënë prindër/ Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias:

Pas lajmit se Mevlan Shaba dhe partnerja e tij aktuale, Ornela Murati, janë bërë prindër, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një reagim i drejtpërdrejtë nga vetë Ornela – i cili duket si përgjigje për ish-partneren e Mevlanit, Livian.

Në një Instastory me tone të qarta dhe të ashpra, Ornela shkruan:

“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh, sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj.”

Ajo vijon më tej duke theksuar se:

“Kush përpiqet të më mallkojë, harron që kam diçka që ajo s’do ta ketë kurrë.”

Pa e përmendur drejtpërdrejt Livian, Ornela lë të kuptohet qartë për kë e ka fjalën, ndërsa ironizon me fjalinë:

“Të mendosh se mund të fitosh kjo të bën qesharake.”

Në përmbyllje, Ornela shkruan:

“Është dikush që më mbron, është dikush që shikon përtej maskave të klounve i lë njëherë të qetë pastaj i dhuron atë që meritojnë.”


Video