Theu rregullat e lojës, Olsi Bylyku eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP

4 February 2024, 08:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Theu rregullat e lojës, Olsi Bylyku eliminohet nga shtëpia e Big
Olsi Bylyku

Aktori i humorit, Olsi Bylyku ishte banori i dytë që la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme.

Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij ndërsa shumë e konsideronin këtë si një lojë nga produksioni.

Eleminimi i Olsi Bylykut erdhi pas një televotimi në të cilin publiku votoi më pak të preferuarin e tyre.

Shkak për hapjen e televotimit të dytë pas eleminimit të Gabrieles, u bë thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.

 


Video