Takimi më i nxehtë në “Për’puthen”: Gabriela zhvishet në lavazh dhe provokon Marion. Në studio plas sherri (FOTO+VIDEO)

16 November 2023, 20:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi më i nxehtë në “Për’puthen”:
Gabriela zhvishet e provokon me hiret e saj Marion

Një takim të parë kaq ‘të nxehtë’ sa ky mes Gabrielës dhe Marios nuk kishim parë deri më tani në “Për’puthen”.

Dy konkurrentët zgjodhën që njohjen e tyre ta nisin në një lavazh makinash. Por, në vend të mjetit të Marios, ata përfunduan duke larë njëri tjetrin.

Gabriela nuk ndaloi në asnjë moment së provokuari me lëvizjet e saj, heqjen e bluzës dhe afrimitetin që tregoi me Marion. Edhe ky i fundit guxoi duke hequr bluzën, por e paralajmëroi konkurrenten të mos e provokojë më shumë.

Gabriela: Çfarë po mendon tani?

Mario: Mos më provoko shumë

Gabriela: Pse?

Mario: Do të përfundojë keq…

Gabriela: Pse?

Mario: Ku do të arrish?

Gabriela: Të shohim sa do t’i mbash ti provokimet

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Per’puthen ???? (@perputhen_tch)

Por, momentet romantike në takim ia lanë vendin tensioneve në studio. Aureli reagoi shumë ashpër dhe u shpreh se do të ndërpresë njohjen me Gabrielën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Per’puthen ???? (@perputhen_tch)

I acaruar, ai i shkoi pranë, duke i thënë se veprimet e saj janë të pafalshme. “Të siguroj që nuk ke për të dalë me asnjë nga djemtë këtu, nuk do ta lejoj“, tha Aureli.

 



Video