Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reperi i famshëm Snoop Dogg ka befasuar fansat e tij sot teksa ka njoftuar se ka vendosur të heqë dorë nga konsumi i kanabisit.
Në një postim në Twitter, Snoop tha se për arsye familjare po e merr këtë vendim.
“Po heq dorë nga tymosja. Pas shumë shqyrtimeve dhe bisedave me familjen time, kam vendosur të heq dorë nga tymosja”, shkroi Snoop Dog në rrjetin social “X”.
I’m giving up smoke. pic.twitter.com/DDVl9Syixw
— Snoop Dogg (@SnoopDogg) November 16, 2023
“Ju lutem respektoni privatësinë time gjatë kësaj kohe”, përfundoi mesazhi i tij drejtuar fansave.
Sipas disa përllogaritjeve, reperi tymos nga 75 deri në 150 cigare hashashi në ditë.
