A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Deputeti socialist Erion Braçe disa ditë më parë ka kërkuar që qeveria të njohë periudhën e menstruacioneve si sëmundje dhe grave e vajzave t’u jepet raport nga puna.
Këtë deklaratë të deputetit, gazetarja Dasara Karaiskaj e ka cilësuar si të pavend, duke theksuar se në asnjë vend të botës kjo periudhë nuk konsiderohet sëmundje.
“Për sa kohë as bota nuk e konsideron sëmundje, shkenca nuk thotë që një grua me menstruacione është e sëmurë do të thotë që në kuadër të populizmit që ndonjëherë karakterizon Erionin ka shkuar përpara duke e quajtur dhe sëmundje, kështu që unë filloj që këtu të jem kundër”, shprehet gazetarja.