Stresi nxjerr foton e 97-tës dhe tregon ëndrrën e fëmijërisë: Të isha njeriu më i besuar i Sali Berishës

15 September 2022, 15:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stresi nxjerr foton e 97-tës dhe tregon ëndrrën e
Stresi dhe Berisha

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, njihet si një militant i Partisë Demokratike dhe simpatizat i ish-kryeministrit Sali Berisha, kjo edhe për shkak të lidhjes së të atit i cili ka qenë truproja i këtij të fundit.

Së fundmi, ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me fansat në Instagram, ku njëri e ka pyetur “cila është ëndra jote e fëmijërisë”.

“Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën. Isha i vogël në klasë të parë. “, tha Stresi për kreun e PD, teksa ndau edhe një foto ku shihej afër Berishës kur ka qenë 7 vjeç.



Video