Në fillim të këtij muaji, Jennifer Lopez habiti fansat e saj teksa publikoi në buletinin "On The Jlo", një video të shkurtër në të cilën shikonte me adhurim një unazë diamanti me ngjyrë të gjelbër. Të gjithë dyshuan se bëhej fjalë për një dhuratë të Ben Affleck dhe ashtu ndodhi, çifti i njohur, pagëzuar si "Bennifer" pranoi se ishin fejuar.
Së fundmi, në shtypin amerikan po qarkullojnë thashetheme të ndryshme rreth lidhjes së tyre që kanë ngjallur kuriozitetin e kujtdo.
Sipas "Esquire", në kontratën paramartesore të kërkuar nga Jennifer Lopez ka një klauzolë shumë të veçantë: kërkesa për seks të paktën 4 herë në javë me bashkëshortin e ardhshëm. Ylli i famshëm i pop-it e lidh këtë kërkesë me një pikë të rëndësishme të marrëveshjes: SHMANGIEN E TRADHTISË NGA ANA E BEN AFFLECK.
Kujtojmë se vitin e shkuar, në tabloidët e ndryshëm u publikuan lajmet se Alex Rodriguez e kishte tradhtuar Jennifer, e sipas miqve të ngushtë ajo vuajti gjatë asaj periudhe dhe nuk do që t'i ndodhë e njëjta gjë me partnerin aktual.
Nuk është hera e parë që JLo nënshkruan një kontratë të tillë, pasi edhe në lidhjen e mëparshme ajo kishte kërkuar një kompensim prej 250 milionë dollarësh në rast se Alex e tradhtonte pas dasmës. Megjithatë deri tani avokatët e saj nuk kanë konfirmuar gjë. Por, lajmi duket se ka ngacmuar fansat që mezi presin të dinë më shumë.