Don Xhoni ofendohet rëndë nga ish-e dashura ruse pas lavdeve nga politikani kosovar (FOTO)

11 July 2022, 16:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Don Xhoni ofendohet rëndë nga ish-e dashura ruse pas lavdeve nga
Don Xhoni dhe Ariana Lireu

Reperi Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, ka marrë së fundmi vëmendjen e mediave, pasi ish-deputei i Kosovës, Gani Geci e lëvdoi duke thënë se ai është i vemti që e ka mundur Rusinë.

Teksa ka postuar një foto me reperin në rrjetet sociale, Gani Geci shkruan: Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.

Reperi e ka ripublikuar foton duke vendosur disa emoji duke qeshur me lot. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-të dashurës së tij ruse, modelja Ariana Lirey.

Ajo ka publikuar një story të lajmit, ku ka shkruar: “Rusia nuk mposhtet”duke etiketuar reperin “p*ssy boy”. Mirëpo, reperi nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani.



Video