“E paske kap sheikun”, Enca reagon ndaj komenteve ngative për partnerin misterioz: Jeni racista (FOTO)

11 July 2022, 16:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E paske kap sheikun”, Enca reagon ndaj komenteve ngative për
Enca Haxhia

Enca Haxhia ka publikuar së fundmi një foto me një mashkull misterioz në momente intime dhe të gjithë e morën si një konfirmim të romancës së saj. Por, këngëtarja ka marrë dhe shumë komente negative për shkak se mashkulli që e puthte në faqe ishte me ngjyrë dhe për shkak të jetës së saj në Dubai.

Lidhur me këto komente ka ardhur një reagim nga Enca, e cila shprehet se nga postimi asaj fotoje kuptoi që njerëzit merren me punët e të tjerëve dhe janë shumë rracista.

“Nga replies tuja tek postimi i mëparshëm kuptova që:

-doni të mbani hunën kudo përveçse në punët tuaja

– mezi po prisni të më shihni të fejuar/ martuar

– jeni super rracista dhe mendoni se vini nga gjak mbretëror

– “e paske kap sheikun e”, “he pra ja ke ngel me arab”, “he pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet”.”– shkruan këngëtarja në InstaStory.



Video