Një ditë më parë, Noizyt iu vendos tritol në butikun e rrobave që kishte në pronësi, por që ishte marrë me qira nga babai i tij Bashkim Rajlku.
Dyqani ndodhet në katin poshtë lokalit që ka Noizy, ndërsa shpërthimi ka alarmuar të gjithë banorët aty pranë.
Kunati i reperit deklaroi se nuk kanë konflikte me njeri e se çështjen ia kanë lënë në dorë shtetit, ndërsa në një dëshmi tjetër, Noizy ka deklaruar se ka qenë në gjumë kur ka ndodhur shpërthimi, teksa nuk heq dorë kur thotë se pas ngjarjes fshihet Cllevio.
“Unë isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam ndonjë ide se kush mund të jetë, por dy ditë më parë patëm përplasje fizike me Cllevio”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Kujtojmë se tre ditë më parë, Rigelsi dhe Klevioli të njohur me emrin e artit si Noizy dhe Cllevio, u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin.
Pamjet e arrestimit të Kleviolit: