Arrestimi i Cllevios, ish-banori i BB jep detaje të reja: Sot do dorëzojmë në prokurori…

9 June 2022, 08:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestimi i Cllevios, ish-banori i BB jep detaje të reja: Sot do

Reperi njihet gjerësisht në rrjetet sociale, por sherri i para disa ditëve me Noizyn bëri që ai të ishte kryefjala e mediave.

Së fundmi, ish-konkurenti i Big Brother Anaid Kaloti ka nxjerrë në pah disa detaje të reja në lidhje me Cllevios.

Me anë të një storin në Instagram, Kaloti shprehet se Klevioli ndodhet në paraburgimin e Fierit dhe arsyeja e këtij ndalimi të reperit është “thyerja e arrestit të shtëpisë”.

“Cllevios për momentin mbahet i arrestuar në ambjentet e paraburgimit në Fier. Sipas avokatit që e përfaqëson z.Erjon Sina, prokuroria e rrethit Lushnje ka ngritur ndaj tij akuzën e “thyerjes së arrestit të shtëpisë,”-shkruan Anaidi.

Më tej ai vazhdon të tregojë që kjo thyerje në fakt ka ndodhur me autorizimin e prokurores Merita Selimi për arsyje shëndetësore të Ahmetit.

Arrestimi i Cllevios, ish-banori i BB jep detaje të reja: Sot do

“Avokati nga ana e tij deklaron se prokurorja Merita Selimi e ka autorizuar këtë të fundit për t’i dhënë leje Cllevios për arsyeje shëndetësore, t’i drejtohet spitalit të Durrësit. Prokurorja e pohon këtë gjë dhe ka kërkuar nga avokati pamjen e vizitës së Cllevios në spitalin e Durrësit, të cilat do të depozitohen sot në prokurori. Për të kaluar nga thyerje e arrestit të shtëpisë, në mosrespektim të tij,”-përfundon Kaloti.


Video