
Hang Hang, një luan i bardhë nga kopshti zoologjik në qytetin kinez të Kantonit, ka shkaktuar reagime tek vizitorët, të cilët janë mahnitur nga stili "ekstravagant" i krifës së tij, i cili të kujton prerjen popullore të flokëve gjatë viteve 1980 dhe 1990.
Siç u zbulua më vonë, Hang Hang e ka arritur look-un spektakolar për shkak të valës së fortë të të nxehtit dhe lagështisë që ka goditur juglindjen e Kinës.
Imazhet e tij janë bërë virale në rrjetet sociale, ku përdoruesit e internetit shpejt e krahasuan krifën e tij me atë të Joe Exotic, një zbutës tigrash që luajti në serialin e Netflix "The Tiger King".
Po kështu, ka pasur nga ata që e kanë gjetur të ngjashëm me personazhe të tjerë të famshëm, si tenisti amerikan Andre Agassi, i cili ka pasur të njëjtin stil gjatë viteve 1990.