Sara qan në krahët e tij, Bardhi e ngushëllon: Ti je nëna e fëmijëve të mi

4 March 2024, 16:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sara qan në krahët e tij, Bardhi e ngushëllon: Ti je nëna e
Sara dhe Bardhi në BBVA 3

Debati mes Françeskës dhe Sarës mbrëmjen e djeshme, deri në përplasje fizike ka bërë që në shtëpinë e “BBV” të mbërrijë një zarf i zi.

Televotimi i të martës është anuluar dhe se çfarë do të masash do të merren do të zbulohet të martën nga “Vëllai i Madh”.

Duket se ky paralajmërim e ka shqetësuar Sarën e cila teksa ndodhej në oborr është përlotur. Banorja mendon se pas situatës së tensionuar me Françeskën,të martën rrezikon të dalë nga shtëpia. Dhe pikërisht këtë gjë ja ka shprehur teksa qan, partnerit të saj Bardhit i cili i qëndroi afër.

Duke e përqafuar dhe ngushëlluar,një deklaratë e fortë ka dalë nga goja e këngëtarit:”Je nëna e fëmijëve të mi” i ka thënë ai me Sarën që ka vazhduar të qajë.


Video