Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Miti se rrufeja nuk bie në tualet, tashmë është rrëzuar nga një rast në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një stuhie të fortë, një rrufe depërtoi brenda një ndërtese dhe goditi tualetin e saj. Rrufeja depërtoi përmes vrimës së ventilimit dhe shkatërroi plotësisht bidenë.
Mbrëmjen e djeshme SHBA-të janë përfshirë nga moti i keq. Një tornado e madhe goditi qytetin Seminole, rreth 50 milje në juglindje të Oklahoma City ku u raportua se ndërtesa të tëra u rrëzuan dhe rrugë të mbuluara me rrënoja. Një tjetër tornado goditi qytetin Lockett të Teksasit, pranë kufirit me Oklahoma.


