Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë me 20 maj në Eurovison, këngëtarja ka postuar në “Twitter” një shkrim ku tregon se i mungon studioja e saj , të bëj muzikë apo fansat. Ajo u shpreh se ka punuar shumë për performancën që do të paraqesë në festivalin e madh por njerëzit nuk janë ende të kënaqur me të.
Sipas saj kjo është e gjitha çka mund të bëjë dhe madje i ka kërkuar falje ndjekësve. Këngëtarja duket se është prekur shumë nga komentet negative sa iu ka kërkuar gjithashtu që në momentin kur ajo do të përformojë të fikin TV dhe mos ta shikojnë performancën e saj pasi do ta harrojnë më shpejtë.
“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”– shkroi ajo në postim për “Twitter”.
I miss my studio, making music,my shows, my fans! I worked on every detail for 5 months and people are so dissatisfied from me. That's all i can do, im sorry! Let this end asap, turn off the tv when all this shitty performance is on air cause you'll forget faster!
— Ronela Hajati (@RonelaHajati) May 5, 2022
????