"U shkëput nga Iliri dhe Arjola për ty", gjyshi i Donaldit “përfshihet” në sherrin me Fifin

5 May 2022, 18:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"U shkëput nga Iliri dhe Arjola për ty", gjyshi i Donaldit

Pak ditë më parë, ish-banorët e Big Brother, Fifi dhe Donaldi kanë ‘kërcënuar’ publikisht njëri-tjetrin me gjyq pas humorit që bëri aktori me skenën ku rrëzohet këngëtarja. Gjithsesi, pak më vonë ata bënë me dije se gjithçka ishte shaka dhe se shoqëria e tyre vazhdon.

Mirëpo, Donaldi i ka bërë një rreng gjyshit të tij duke i thënë se do të zihet me Fifin dhe videon e ka publikuar në InstaStory.

Gjyshi e kundërshton Donaldin duke u shprehur  se këngëtarja është shkëputur nga Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri për të dhe se këtë gjë e ka lexuar në gazetë.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Nuk e kam qejf Fifin.

Gjyshi i Donaldit: Po ajo bëri edhe emrin tatuazh

Donaldi: Do zihem se nuk e kam qejf, doli do të më hedhë në gjyq se çfarë tha… Do zihem.

Gjyshi i Donaldit: Po pse do zihesh?

Donaldi: Po do më hidhte në gjyq, ku di unë. A të zihem apo jo?

Gjyshi i Donaldit: Jo, në asnjë mënyrë. Fifi është shkëputur nga Iliri dhe nga Arjola, nuk flet fare. E lexova në gazetë dje. Ajo të ka dashur me sinqeritet.


Video