Regjisori Eduart Grishaj jep detaje për finalen e BBV: Do të jetë diçka madhështore

17 Prill 2023, 18:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Regjisori Eduart Grishaj jep detaje për finalen e BBV: Do të jetë
Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani

Finalja e “Big Brother VIP Albania” duket se do të rezervojë disa surpriza, të paktën sipas regjisorit të programit, Eduart Grishaj.

I ftuar në “Merre me lëng show” në Top Albania Radio, me Gent Azizin dhe Ermir Topin, Eduart Grishaj u pyet nëse janë të vërteta thashethemet sipas të cilave thuhet se finalja e BBVA do të mbahet në stadiumin Air Albania.

“Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, nuk kalojmë direkt te finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale”, tha Grishaj.

Më pas ai shtoi: “Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’u jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales. Do të jetë diçka shumë madhështore, por do t’i marrim ndeshjet me radhë.”

 

 


Vox Pop

Video