
Veshja e Ronela Hajatit në gjysmëfinales të Eurovision është komentuar shumë nga shqiptarët, sidomos pas dështimit për të kaluar në finale. Por, një reagim epik mbi veshjen e saj ka ardhur nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Ky i fundit, në rrjetet sociale bën një krahasim mes kryeministrit Edi Rama dhe këngëtares. Ai ironizon shqiptarët ku shkruan se kur del kreu i qeverisë nudo e votojmë, ndërsa Ronelën jo, por e marrim sikur na ka fyer rëndë.
"Rama po, Ronela jo!
Ka 9 vite që na mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa ne mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.
Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i themi modern, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ekonomi e liri të medias dhe në fund e durojmë.
Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë!" shkruan Nard Ndoka.
