Pas vdekjes së foshnjës së tyre, çifti Ronaldo dhe Georgina po përpiqen të rimarrin veten dhe të vijojnë jetën me foshnjën tjetër, vajzën binjake.
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, kanë bërë publik emrin e vajzës së tyre e cila lindi disa javë më parë.
Ronaldo dhe partnerja e tij, humbën tragjikisht vëllanë binjak të vajzës së tyre.
Këtë të fundit e kanë pagëzuar me emrin Bella Esmeralda, e cila lindi më 18 prill.
Ronaldo kishte pritur binjakë me partneren e tij, por fatkeqësisht humbën djalin e tyre. Megjithatë, vajza e tyre është mirë.Së fundmi Ylli i Mançester Junajtid ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me familjen, ndërkohë që në krah mban vajzën e sapolindur.
Krahas fotos Ronaldo shkruan “Përgjithmonë Dashuri…” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.