Tirana kampion, Jorida Tabaku gafë me shifrat i shton bardh e bluve edhe 3 tituj (Foto)

7 May 2022, 22:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana kampion, Jorida Tabaku gafë me shifrat i shton bardh e bluve edhe 3
Në foto: Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Tirana shpallet zyrtarisht kampione e “Abissnet Superiores“ për këtë sezon. Pas disfatës me Laçin dhe Kastriotin dhe barazimit me Teutën, tashmë bardheblutë mund të festojnë lirshëm titullin numër 26 në historinë e tyre.

Duket se zyrtarizimi ishte lënë për derbin ndaj Partizanit, për të shijuar kështu suksesin më të ëmbël të arritur ndonjëherë. Megjithëse i zhvendosur në Elbasan, derbit nuk i mungoi spektakli as në fushë e as në tribuna.

Skuka hap i pari serinë e golave, teksa në minutën e 20 realizon ndoshta golin më të bukur të karrierës së tij. Një goditje me roveshatë dhe festa e çmendur me tifozët e “demave të kuq” është e pashmangshme.

Shumë nga politikanët kanë uruar Tiranën për fitoren grupit i është bashkuar dhe deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku e cila ka uruar ekipin bardh e blu. Por deputetja gjatë entuziazmit për fitore ka harruar sa kampionate ka fituar Tirana dhe i ka shtuar edhe 3 dhe e ka cuar numrin në 29 kupa. 

Tirana kampion, Jorida Tabaku gafë me shifrat i shton bardh e bluve edhe 3

Por në të vërtetë Tirana ka fituar mbrëmjen e sotme kampionatin e 26 duke triumfuar ndaj "armikut të përjetshëm" Partizanit.


Video