
Shoqata e Hoteleve denoncon abuzimin që po bëjnë me çmimet një pjesë e strukturave akomoduese me rastin e finales së Conference League mes Romës dhe Feynord.
Kreu kësaj shoqate, Zak Topuzi thotë se kjo është lojë e turpshme e këtyre hoteleve që dëmtojnë rëndë imazhin e turizmit në Tiranë.
“Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shiten dhomat e hoteleve (për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022”, deklaron Topuzi.
Në fund, Topuzi i kërkon kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrisë së Financave që të ndërhyjnë për të shmangur abuzimet.
“Ftoj z. Veliaj dhe Ministrinë e Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin”, shkruan ai.


