Gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, banorja Rozana Radi ka bërë rrëfimin prekës mbi jetën e saj ndër vite.
E teksa ka folur për vështirësitë e saj, humbjen e prindërve, marrëdhënien dashurore me partnerin dhe gjithçka, ndalet tek diçka jo e bukur për të.
“Në moshën 33-vjeçare unë mbeta shtatzanë, por nuk zgjati shumë pasi e humba”, mes lotësh tha ajo.
Gjithashtu, shprehet se në BBV ka hyrë pa e pyetur partnerin e saj, ndërsa shton se ka lënë të lirë, pasi mendon se nuk do lëri kurrë një pasardhës.
Pas linjës së saj të jetës, banorja shkoi në “Storm Arena”, aty ku iu lexua një letër nga partneri i saj dhe më vonë mori një surprizë nga Top Channel.
“Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj. Po e përmbledh shkurt që të limitoj sa më shumë dëmet. Mos të të shkruaja, i binte që të të braktisja tani që je mirë. Çfarë ke bërë, s’ke pasur nevojë të pyesësh njeri. Ti e di përgjigjen më mirë se çdo kusht. Ne e kemi mbështetur pa kushte njëri-tjetrin. Shënim: Shihemi pas festës”, shkruhej në letrën për Rozanën nga partneri i saj, e cila u lexua nga Ledion Liço.
“Dhe unë ia premtoj që ne do bëhemi prindër, sido që të jetë”, u shpreh Rozana.
Ndërsa Top Channel i bëri surprizën e bukur duke i siguruar asaj trajtimin e plotë që ajo kryen për t'u bërë nënë.
“Sonte dua të të them që Top Channel do të mundësojë ty të gjithë trajtimet, në mënyrë që me shpresë të madhe, mbase që vitin tjetër, kur unë të jem duke bërë Big Brother, të më vijë një mesazh nga ty dhe do më thotë që: ‘Hej, ia dolëm’”, ishte komunikimi i Ledion Liços për banoren.