NASA tregon raketën që do të çojë njeriun sërish në Hënë

18 March 2022, 21:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

NASA tregon raketën që do të çojë njeriun sërish

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA ka shpalosur për herë të parë raketën e re gjigante që do të çojë për herë të dytë njeriun në Hënë.

Anija, e njohur si Sistemi i Nisjes Hapësinore (SLS), u dërgua në Pad 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida për testimet e fundit. Nëse gjithçka shkon mirë, raketa do të deklarohet gati për një mision në të cilin do të dërgojë një kapsulë testimi pa ekuipazh rreth Hënës. Kjo mund të ndodhë në dy muajt e ardhshëm.

Në fund të fundit, shpresohet se astronautët do të ngjiten në raketat e mëvonshme SLS për t'u kthyer në sipërfaqen e Hënës diku në gjysmën e dytë të kësaj dekade.

Këto misione janë pjesë e asaj që Nasa e quan programin e saj Artemis. Kreu i NASA-s, Bill Nelson tha se po hynim në një epokë të artë të eksplorimit të hapësirës nga ana e njerëzimit.

"Brezi i Artemis po përgatitet të arrijë kufij të rinj", tha ai.

“Kjo gjeneratë do të kthejë astronautët në Hënë dhe këtë herë, ne do të zbarkojmë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në sipërfaqe, për të kryer punime shkencore. Programi Artemis i NASA-s do të hapë rrugën për hapin gjigant të njerëzimit (për) misionet e ardhshme në Mars", shtoi Nelson.

SLS është 100 metra e lartë dhe është projektuar shumë më e fuqishme se automjetet Apollo Saturn të fundit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970.

Raketa do të ketë shtysën që jo vetëm të dërgojë astronautë shumë më përtej Tokës, por edhe aq shumë pajisje dhe ngarkesa shtesë sa që të mundësojë mbështetjen për periudha të gjata për ekuipazhin në hapësirë.

 


Video