Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Nuk kaloi pa u vëzhguar në media veshja 'made in Italy' e Vladimir Putin, që nga skena e stadiumit të Moskës kishte veshur një pallto me ngjyrë blu të errët të Loro Piana, një markë e specializuar të artikujve të kashmirit e blerë në vitin 2013 nga firma franceze e luksit Lvmh.
Sipas medieve ndërkombëtare, bëhet fjalë për një pallto me vlerë rreth një milion e gjysmë rubla, e barabartë me 12 mijë euro.
Në rrjetet sociale ka nga ata që nënvizojnë se vendimi i presidentit rus për të dalë në publik me veshjen e shtrenjtë bie në kontrast me shqetësimet e shumë qytetarëve rusë që kanë nisur të kenë vështirësi jetese për shkak të sanksioneve të ashpra ekonomike dhe financiare nga Perëndimi.


