"Ama sot ti nuk je…”, Donaldi pështjellon fansat me postimin e fundit

18 March 2022, 09:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ama sot ti nuk je…”, Donaldi pështjellon fansat me

Aktori i humorit Donald Veshaj është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë, edhe për triendin e krijuar Bora-Donald-Beatrix.

Gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së ‘BBV’ nuk mungonin bisedat e Donaldit rreth lidhjes që ai ka pasur me moderatoren Bora Zemani.

Ajo çka habiti fansat ishte romanca që ai krijoi brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Pas mbarimit të ‘Big Brother VIP’ lidhja midis tyre nuk zgjati shumë duke i dhënë fund.

Pas këtij lajmi të dyja palët filluan të bënin postime të cilat kanë trazuar vazhdimisht mendimet e ndjekësve.

Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë nga të dyja palët por ajo çfarë vihet re janë postimet në Instagram të Donaldit, ku fotot dhe videot me Beatrixin janë fshirë, ndërsa e kundërta ka ndodhur me videon e puthjes me Borën.

Ditën e sotme ai ka postuar në Instagram një foto të dorës nga afër ku mbi të shkruan “Ama sot ti nuk je…”
Ky postim arriti të krijojë konfuzione midis ndjekësve se kujt i dedikohej ky postim.

"Ama sot ti nuk je…”, Donaldi pështjellon fansat me

 



Video