Mozzik është lidhur me Kiara Titon? Fotoja që ka ngritur dyshime

21 June 2022, 20:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mozzik është lidhur me Kiara Titon? Fotoja që ka ngritur dyshime
Mozzik është lidhur Kiara Titon

"Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa ditësh duke ndezur dyshimet se është në një lidhje të re.

Dhe me sa duket ky mbishkrim mbi foton e tij nuk ka qenë i rastësishëm, pasi së fundmi po qarkullojnë në rrjet disa foto të tij me një vajzë që dyshohet se është moderatorja Kiara Tito.

Mozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil. Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Mozzik është lidhur me Kiara Titon? Fotoja që ka ngritur dyshime

Por një tjetër foto po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një Instastory të Mozzik dhe Kiara Titok dhe aludimet se ata mund të jenë në një romancë kanë nisur menjëherë. Bashkëngjitur me storyn e Mozzik shihet edhe një story e Kiara Titos, e cila mban veshur të njëjtin fustan si ‘vajza misterioze’ të cilën publikoi reperi pak ditë më parë.

Mozzik është lidhur me Kiara Titon? Fotoja që ka ngritur dyshime

Gjithçka mund të jetë rastësi, po pas këtyre fotove në rrjet kanë nisur aludimet.

Mozzik ka pasur një lidhje me reperen Loredana, me të cilën ka edhe një vajzë, Hanën. Ndërsa Kiara është përfolur për romancën me këngëtarin Butrint Imeri. Kohë më parë ajo deklaroi se është penduar për lidhjet që ka pasur pa dhënë detaje se për kë bëhet fjalë.

 

 



Video