Dy nga këngëtarët nga më të pëlqyer shqiptarë, Loredana dhe Noizy, kanë realizuar së fundmi bashkëpunimin e tyre muzikor i cili që ditën që është publikuar ka thyer një rekord klikimesh. Ndërkohë që për dyshen përflitet se janë në një lidhje.
Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një video e rivalit të reperit Cllevio i cili ka bërë një deklaratë të fortë për dyshen teksa ka folur ‘Live’ në Tiktok.
Përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn, Kevjol Ahmetaj ka aluduar se dy artistët janë në një lidhje, ku kjo gjë më pas ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes Rigelsit dhe reperit Mozzik.
“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh ai.
Së fundmi është vënë re se Gramoz Aliu dhe Noizy i kanë fshirë postimet që kishin me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, pasi ata sollën disa muaj më parë projektin e suksesshëm muzikor të titulluar ‘Madam’ e cila numëron miliona klikime në Youtube. Nuk dihet ende nëse Loredana ka qenë kjo arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë së dy djemve.
Para pak ditësh, Noizy publikoi këngën “Heart Attack” në bashkëpunim me Loredanën, ndërsa, Mozzik publikoi këngën “Pare” në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Taynën.
Pas publikimit të këngëve, Noizy akuzoi treshen, Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik, për blerje të klikimeve te kënga “Pare”. Sakaq, dyshja nuk e kanë më njëri-tjetrin “follow” në Instagram.
Rikujtojmë se disa javë më parë Cllevio u vendos në prangat e policisë një ditë pasi u dhunua nga Noizy dhe miqtë e tij, para lokalit të reperit në Durrës, ku solli dhe arrestimin e tij pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.