“Më la në mes të rrugës me rrobat e trupit”, Vesa zbulon detaje tronditëse nga lidhja me Mërgim Berishën: Si e humba fëmijën

6 November 2023, 19:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më la në mes të rrugës me rrobat e trupit”,
Vesa zbulon detaje tronditëse nga lidhja me Mërgim Berishën

Vesa Vllasaliu ka zbuluar detaje të reja nga lidhje me futbollistin shqiptar Mërgim Berisha. Në 'Big Brother VIP Kosova 2', Vesa ka rrëfyer se ai u nda nga ai dy muaj para martesës së tyre dhe se ai është martuar me shoqen e saj të ngushtë, Edonën.

Vesa së fundmi ka treguar më shumë mbi këtë histori që prej javësh ka pushtuar rrjetin. Në versionin e saj ajo jep detaje tronditëse, duke thënë se futbollisti e la në mes të rrugës vetëm me rrobat e trupit.

“Kam qenë shumë e lumtur, kam jetuar në Turqi, e kam patur jetën si në ëndrra, unë e kam dashur shumë, por familja tij nuk kanë dashur sepse unë kam qenë e shkolluar e ata jo, e kisha përkrahjen e babait tim, ata mendonin që nuk i tregoj atij asgjë, por unë i kam treguar të gjitha.

Unë burrin tim dy herë në javë e kam parë, kemi shkuar një herë në restorant me shoqen time, burrin e saj dhe disa shokë të tij, gjatë gjithë natës nuk ka folur me burrin e shoqes sime. Më thoshte se nuk je falënderuese, luksin e ke prej meje, je duke jetuar në mes të Stambollit prej meje, se prej meje po jeton në katin e 32. Kemi shkuar në makinë të gjithë, u ndal makina për të shkuar shoqja ime dhe burri i saj në shtëpi, mua më ka nxjerrë me zor në mes të rrugës, tha u kry, nuk jemi më bashkë, më la në mes të rrugës, pa asgjë, kisha vetëm rrobat e trupit, shokët e tij as nuk janë kujtuar t’i thonë ndonjë gjë. Kam rënë në mes të rrugës e alivanosur, pastaj më kanë marrë shoqja dhe burri i saj në shtëpi, të nesërmen kur kam shkuar në shtëpi sigurimi nuk më kanë lënë të hyjnë brenda, i kisha me pasaporta me të gjitha aty”, zbuloi Vesa.

Në një moment gjatë rrëfimit, Vesa ka treguar se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijë. Ajo thotë për këtë gjë nuk ishin në dijeni as nëna e as babai i saj.

“Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe ikëm në spital. Më kanë pyetur 'A je shtatzënë', unë u kam thënë që 'S’jam', pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam ditur, se kam patur shumë gjakderdhje”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, në lidhje me tradhtinë që Vesa ka deklaruar se i bëri edhe mikesha e saj e ngushtë, Edona, e cila tani është e martuar me futbollistin, kjo e fundi në një intervistë i ka mohuar akuzat e banores së BBVK.

Edona ka theksuar se me Vesën njihet, por që asnjëherë nuk kanë qenë shoqe të ngushta.


Video