Akuzohet se ka fjetur me 23 femra duke pretenduar se është Lionel Messi

5 November 2023, 15:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet se ka fjetur me 23 femra duke pretenduar se është Lionel
Sozia e Messi-t bën foto me disa gra iraniane

Një sozi e Lionel Messit është shfaqur në rrjetet sociale për të mohuar zërat se ka fjetur me 23 femra, duke pretenduar se është futbollisti i famshëm.

Akuzat e publikuara në gazetën “Marca”, thonë se Reza Parastesh, një i ri nga Irani ka shfrytëzuar ngjashmërinë e tij të madhe me yllin argjentinas duke futur në shtrat dhjetra femra, pak vite më parë.

Por në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai ka mohuar zërat.

Akuzohet se ka fjetur me 23 femra duke pretenduar se është Lionel

“Përshëndetje miq, një lajm i rremë për mua është në trend në mediat sociale në lidhje me mua se kam fjetur me 23 gra sepse ato mendonin se isha Lionel Messi. Ju lutemi mos luani me reputacionin dhe besueshmërinë e njerëzve.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëse do t'i ndodhte dikujt, do të kishte disa ankesa dhe do të çonte në ndjekjen time penale. Kjo do të ishte një fatkeqësi dhe një fatkeqësi e përmasave ndërkombëtare. Nëse ky lajm do të ishte i vërtetë, unë do të isha në burg tani”, ka deklaruar ai.

Parastesh ka plot 700 mijë ndjekës në rrjetet sociale, dhe shpesh poston fotografi me qytetarë të ndryshëm, duke i shfaqur si Messi.

Akuzohet se ka fjetur me 23 femra duke pretenduar se është Lionel



Video