Miq dhe familjarë i japin lamtumirën e fundit Matthew Perry (FOTO)

4 November 2023, 16:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Miq dhe familjarë i japin lamtumirën e fundit Matthew Perry (FOTO)
Lamtumira e fundit

Matthew Perry është përcjellë për në banesën e fundit. Aktori u vu të pushojë në një varrezë në Los Angeles pas një funerali privat të premten.

Të pesë miqtë e tij nga sitcomi “Friends” morën pjesë në funeral së bashku me familjen e Perry-t.

54-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij në Los Angeles fundjavën e kaluar.

Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende. Ekzaminimi pas vdekjes nuk ishte përfundimtar dhe zyrtarët janë në pritje të rezultateve të testeve toksikologjike.

Perry luajti Chandler Bing-un e mençur në serialin ‘Friends’ nga viti 1994 deri në 2004 dhe vdekjen e tij shkaktoi hidhërimi tek fansat dhe kolegët e tij nga seriali me të cilët ishte i afërt edhe në jetën reale.

Forest Lawn Memorial Park është vendi i pushimit të shumë yjeve të Hollivudit duke përfshirë Carrie Fisher, Paul Walker dhe Stan Laurel.



Video